Për t’u mburrur se sa të ‘fuqishme’ e paskan industrinë ushtarake, Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Serbia sivjet ka eksportuar armatim me vlerë mbi 600 milionë dollarë, përcjell Kabllogrami.
Kjo shumë, siç përcjell “blic” i Beogradit, është 10 për qind më shumë se sa një vit më parë.
Serbia armët i shet kryesisht në vendet e Afrkës, por edhe në arabe dhe në ato të Amerikës Latine.
Ajo, madje, disa vendeve u ka ofruar armatim me çmime të lira apo edhe falas që ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. /©Kabllogrami/