Serbia armatoset me paratë e kosovarёve

Politologu shqiptar, Bardhyl Mahmuti, duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, ka thënë se vetëm gjatë dhjetë viteve nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Serbia ka përfituar mbi 5 miliardë euro nga tregu i Kosovës.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se këto miliarda euro të Kosovës shfrytëzohen edhe për armatosjen e Serbisë me armët më të sofistikuara ruse; shfrytëzohen edhe për mobilizimin diplomatik që të tërhiqen njohjet nga shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës; shfrytëzohen edhe për pengimin e anëtarësimit në institucione dhe organizata ndërkombëtare; shfrytëzohen edhe për pagesat e strukturave të pushtetit serb në Kosovë… Me një fjalë, çdokush që blenë produkte serbe, kontribuon me paratë e veta të forcohet Serbia që të na luftojë edhe më fuqishëm”, ka thënë Mahmuti për Gazetën Evropa, transmeton Kabllogrami

Politikologu shqiptar, ka propozuar që taksa prej 100 për qind për produktet serbe të shkojë në një fond të veçantë për dëmshpërblimin e viktimave të gjenocidit serb.

Duke komentuar reagimin e Federica Mogherinit, e cila në emër të BE-së kërkoi që taksat të hiqeshin menjëherë, Bardhyl Mahmuti ka thënë se pa marrë parasysh se nga kush dhe të cilës natyrë do të jenë presionet ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës, një gjë është e sigurtë: “Nuk ka asnjë forcë dhe asnjë presion që detyron qytetarin e Kosovës të blejë produkte serbe”. /©kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment