Në një ikonografi tipike nacionaliste serbomadhe, në Gazimestan, afër Prishtinës, sot është shënuar 630-vjetori i humbjes së Betejës së Kosovës.
Në këtë manifestim sërish u shfaqën ide e pankarta anti-shqiptare dhe anti-Kosovë, në stilin tashmë të mirënjohur nacional-fashist serb, që fatkeqësisht solli lufta e tragjendi të mëdha njerëzore deri në gjenocid në këto 30 vitet e fundit në Ballkan.
Pasi u përkujtuan gjoja, vuajtjet që edhe sot populli serb i ka në Kosovë, porosia nga ky manifestim ishte se “Kosova do të mbetet përgjithmonë serbe”.
Në manifestimin që e udhëhoqi krimineli i veshur në mantel prifti, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohje, morën pjesë kishtarë dhe qytetarë nga Kosova, Serbia e Republia Serbe.
Në fund të manifestimit u shpalos edhe pankarta e shkruar në gjuhën serbe e ruse se “Kosova është e pandarë dhe nuk dorëzohet”. /©Kabllogrami/