Senati amerikan të enjten ka hedhur poshtë gjendjen emergjente kombëtare në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara, të shpallur nga presidenti Donald Trump.
Kështu, Senati i ka dhënë një goditje dypartiake asaj që ligjbërësit e të dyja partive kryesore amerikane e kanë vlerësuar si tejkalim kompetencash ekzekutive nga një president i vendosur për të ndërtuar murin e tij kufitar, pavarësisht kundërshtimeve të Kongresit.
Vendimi, i cili ka kaluar me 59 vota pro (41 ishin kundër), përbën veton e parë ndaj presidencës së Trumpit dhe godet një prej premtimeve kryesore të Trumpit, që i ka ndihmuar ngritjes së tij politike, ndërtimin e një muri në kufirin SHBA-Meksikë. /©Kabllogrami/