Absurditeti i veprimeve të SBASHK-ut në krye me kryetarin e kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj nuk kanë të ndalur. Ndonëse i la fëmijët pa mësim për tri javë të plota këtë fillim vit, tash i pengon t’i kompenzojnë edhe orët e humbura. Mbase këtij faqeziu, vegël e kapësve të shtetit, do t’ia kishte ëndja, që fare mos të mbahej mësim dhe t’i marrin pagat pa punuar fare. Shih more zotëri rrite cilësinë në arsimin që ka rënë për tokë, e lëri anash këto punë të pista.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve që nesër të mos mbajnë mësim, pasi që sipas tij, duhet pritur vendimin e Gjykatës lidhur me këtë çështje.
“Unë mendoj që edhe MASHT-i, edhe SBASHK-u, por edhe prindërit bashkë ne nxënësit, pra të gjitha institucionet nuk duhet të dalin mbi ligjin, por ta presin verdiktin e gjykatës dhe të veprojmë bashkërisht sipas këtij vendimi”, ka thënë ai.
Sipas tij kompensim të orëve deri në vendimin meritor të gjykatës nuk do të ketë.
“Ju bëjë thirrje prindërve edhe nxënësve të mos mbajnë orë nesër sepse javën e kaluar kishte aty këtu mbajtje në thonjëza të mësimit, por mësimi pa u marr një vendim i prerë (i gjykatës), nuk quhet mësim. Ne nuk kemi nevojë ta mashtrojmë as prindin, as opinionin se gjoja po mbahet kompensim i orëve. Le të pritet vendimi i gjykatës, dhe ne jemi të obliguar ta respektojmë atë vendim edhe nëse nuk na pëlqen”, ka thënë Jasharaj. /©Kabllogrami/