Sanxhaku me protesta ka shёnuar 100 vjetorin e pushtimit serb

"Koha është që Sanxhaku me kufijtë e vet ta ketë lirinë e vet”

Dje në Novi Pazar është mbajtur një protestë qytetare me të cilën është shënuar 100 vjetori i pushtimit të Sanxhakut nga Mbretëria serbe, kroate e sllovene, organizuar nga Partia e Veprimit Demokratik tё Sanxhakut qё kishte fituar zgjedhjet sё fundmi nё kёtё regjion, transmeton Kabllogrami

Para fillimit të protestës, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Veprimit Demokratik Ahmedin Shkreli u ka thënë qytetarëve protestues se ka ardhur koha që Sanxhaku me kufijtë e vet, ta fitojë lirinë dhe vendin e vet nën diell.

Ai ka theksuar se krijuesit e Mbretërisë së SKS-së i kanë injoruar tërësisht interesat e Sanxhakut si entitet i posaçëm politik e që ishin përfshirë përmes Rezolutës së Sjenicës në vititn 1917.

“Përfshirja e Sanxhakut në territorin e Mbretërisë së SKS-së ka qenë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e qytetarëve të Sanxhakut, të cilëve iu mor e drejta që tërthorazi ose përmes përfaqësuesve të vet t’i mbrojnë interesat e veta”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Shkrijel.

Ai ka shtuar se me këtë protestë dërgohet mesazhi se qytetarët e Sanxhakut më nuk do të tolerojnë që ndokush t’i vërë para aktit të kryer.

“Çdo zgjidhje në kundërshtim me interesat e Sanxhakut dhe të qytetarëve të tij, për ne do të jetë e papranueshme dhe do ta kundёrshtojmё fuqishёm”, ka përfunduar Shkrijel.

Në protestë mori pjesë edhe lideri i SDA-së /Stranka Demokratske Akcije/ së Sanxhakut Sylejman Uglanin. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment