Sa zgjat një ditë në Saturn, zgjidhet enigma!?

Sipas një studimi të fundit të publikuar sipas të dhënave të mbledhura nga sonda e NASA-s, “Cassini”, një ditë në Saturn zgjat 10 orë e 33 minuta dhe 38 sekonda, përcjell Kabllogrami.

Përllogaritjet e reja i japin zgjidhje një prej mistereve që kanë të bëjnë me planetin me unaza dhe e ulin me disa minuta vlerësimin e mëparshëm të zgjatjes së ditës në Saturn, që mendohej se ishte 10 orë e 47 minuta.

Vështirësia në përllogaritjen e ditës lidhej me mungesën e pikave të referimit nga të cilat të fillonte numërimi, sepse nuk ka male apo ultësira pasi kemi të bëjmë me një planet gjigant të gaztë.

“Përgjigja gjendej tek unazat. Studiuesit përdorën valët që krijoheshin në unaza dhe arrinin deri në brendësi të Saturnit duke marrë kështu këtë të dhënë që kërkohet prej kohësh”, tha shkencëtarja Linda Spilker që punon me projektin “Cassini”, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment