Rusia arrinë në vendin e tretë për nga numri i të infektuarve me COVID-19

Rusia, ka kaluar vende si Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania për nga numri i të infektuarve me koronavirus.

Edhe pse numri i të vdekurve nga COVID-19 në Rusi arrin në 2,116 në total e që është numër i vogël krahasuar me vende tjera si SHBA, Britani e Madhe, Itali, Spanjë etj. numri i të infektuarve në këtë vend arrinë në 234 mijë të infektuar në këtë vend dhe rradhitet e treta pas SHBA-së dhe Spanjës që kanë numër më të madhë me të infektuar.

Sipas Universitetit John Hopkins, numri i të infektuarve në Rusi brenda 24 orëve të fundit arrinë mesatare prej 10,000.persona.

Ndër të infektuarit është zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov, raportojnë media lokale.

Ai është zyrtari i fundit i profilit të lartë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pasi kryeministri Mikhail Mishustin është infektuar poashtu.

Lajmet vijnë një ditë pasi Presidenti Putin lehtësoi bllokimin e vendit. Punëtorët e fabrikës dhe të ndërtimit u kthyen në punë të martën, megjithëse Putin u dha liri rajoneve të vendosnin kufizime në varësi prej rrethanave.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment