Rrugëtim për të realizuar misionin jetësor – Ismail Qemali ndër vite

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, të hënën – sot, ka hapur serinë e ngjarjeve për shënimin e 100-vjetorit të vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit. “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, është titulli i ekspozitës dhe tryezës së rrumbullakët që ka paralajmëruar ky institucion, përcjell Kabllogrami.

Historianë e hulumtues kanë përgaditur punimet e tyre për veprimtarinë e Qemalit, i lindur në Vlorë më 1844, i cili vdiq në Itali më 24 janar të vitit 1919. Valentina Duka, Kaliopi Naska, Nevila Nika, Frederik Stamati, Ariola Prifti, Paulin Marku dhe Ardit Bido shpalosin hulumtimet e tyre sa i përket njërës prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Ekspozita, sipas menaxhmentit të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, është organizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Më 1912, në moshën 68-vjeçare, Qemali do të rikthehej në Shqipëri për ta bërë atë të lirë e të pavarur.

Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim për të realizuar misionin jetësor të Ismail Qemalit – për ta bërë Shqipërinë të lirë e të pavarur. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment