Këngëtarja 27 vjeçare e hitit “Girls” e ka vendosur familjen e saj në një shtëpi të re e cila ka 6 dhoma të gjumit dhe një dizajn të interierit shumë të veçantë. Po ashtu, ka mbajtëset e shkallëve të zbukuruar me të antik, pikturat e ndryshme dhe shumë orendi të interesante.
Prindërit e këngëtares me famë botërore e origjinë shqiptare, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetet sociale për fansat kanë zbuluar disa pamje të shtëpisë së tyre në Londër e cila ka vlerë prej 1.3 milion funte.
Gjithashtu, shtëpia ka një kopsht, dyshemetë e zbukuruar dhe një dhomë elegante të ngrënies e cila është e përkryer për të pritur në darkën familjare vajzat e tyre Ritën dhe Elenën, si dhe djalin Donin, shkruan “The Sun”.
Fillimisht, Rita e ka blerë këtë shtëpi pёr veti, në veri të Londrës në vitin 2014, me çmim prej mbi 1 milion funte, por mё pas vendosi t’ua dhurojё prindёrve.
“Në të vërtetë, mendoj se kam bërë mirë që ua kam dhuruar shtëpinë prindërve të mi”, tha këngëtarja për “Free Radio”.
“Ata kishin nevojë më shumë sesa unë. Unë kurrë nuk qëndrojë në një vend”, shtoi Ora. “Të paktën prindërit e mi kanë një vend”, përfundoi ajo. /©Kabllogrami/