Rita Ora ndёr yjet VIP nё paradёn e New York-ut

Njujorkezёt kanë dalë tё enjten për të parë të paradёn mbresёlёnёse, teksa në mbrëmje do të shtrojnë darkë për të falënderuar tё afёrmit për dashurinë që dhurojnë, nё ditёn e falёnderimeve, njofton Kabllogrami

Kjo festë u kremtua si çdo vit, në një mënyrë glamuroze në New York, në qendrën e të cilit është organizuar një paradё me karneval tё madh.

Pjesë e këtij eventi e nivelit VIP, ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka qenë e ftuar për të performuar para publikut njujorkez, ndërsa i ka argëtuar të gjithë me këngët e saj hite.

Në disa prej imazheve të publikuara në rrjetet sociale, Rita duket të ketë qenë shumë entuziaste për këtë festë, ndërsa u uronte të gjithë fansave të saj Ditën e Falënderimeve.

Rita Ora performoi në Paradën e 92-të me rradhё në New York City.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita po bën një sërë shfaqjesh kohët e fundit në mbështetje të promovimit tё albumit të saj ‘Phoenix’ që do të lansohet tё premten, njё ditё pas ditёs sё falënderimeve, më 23 Nëntor. Ritën jemi mësuar ta shohim të veshur sa më joshёse në shfaqjet e saj, por ajo mbante një pallto të gjatë të zezë, ndërsa interpretonte këngën e saj “Let You Love Me.”

Ora ka interpretuar edhe hitet e saj të fundit si “Your Love” dhe “Anywhere”.

Pjesë e paradës së Ditës së Falënderimeve të Macy-t, ishin edhe John Legend, Diana Ross, Martina McBride, Pentatonix, Sugarland dhe Ashley Tisdale, tё cilёt bashkё me miliona Njujorkezё kanё shijuar karnevalin me balonat gjigante. /©kabllogrami/

 

 

Comments (0)
Add Comment