Një tjetër lajm i mirë ka ardhur për Rita Orën.
Është bërë publik lajmi se këngëtarja me prejardhje kosovare, është bërë fytyra e re e kampanjës reklamuese të markës së njohur të modës, “ESCADA”, përcjell koha.net.
Në uebfaqen e kësaj kompanie shkruhet se, Rita e portretizon saktë shpirtin e “ESCADA”-së të një femre të fuqishme dhe lozonjare por e cila është përgjegjëse për të ardhmen e saj. /©Kabllogrami/