Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bashkuar forcat me DJ-in David Guetta për të incizuar një projekt të ri. Duke folur pas skene në “Capital FM Jingle Bell Ball”, DJ-i francez ka njoftuar se si do të bashkëpunojë me Orën, transmeton Kabllogrami
“Sapo e kam parë Ritën dhe ajo më tha se duhet të punojmë bashkë e unë iu përgjigja se po. E dua atë. Kemi biseduar për shumë vjet. Një ditë do të ndodhë, sigurisht”, ka thënë ai, raporton “metro”.
50-vjeçari së fundmi ka bashkëpunuar me Sian e Anne-Marien, ndërsa Rita po shijon sukseset e “Let You Love Me”. /©Kabllogrami/