Këngëtaret kosovare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa si gjithëherë të vëmendshme ndaj origjinës dhe atdheut, kanë uruar Kosovën për 11 vjetorin e Pavarësisë, njofton Kabllogrami.
Rita ka uruar me një fotografi nga videoklipi i këngës “Shine Your Light”, që e kishte realizuar në Kosovë në vitin 2012.
Ndërkaq, Dua e ka uruar me një foto të saj, ku shihen shumë flamuj të Kosovës.
Nuk kanë munguar urimet as nga artistë tjerë tashmë me famë globale të cilët këtij shteti të vogël të quajtur Kosovë, po ia zbardhin fytyrën kudo në botë, duke u bërë, krahas sportistëve kosovarë, ambasadorët më të denjë të Kosovës, dhe ç’është për t’u admiruar, është gjinia femërore që prinë bindshëm në këtë rritje të reputacionit pozitiv të vendit tonë. /©Kabllogrami/