Reprezentacioni i Kosovës në futboll gati për përballjen me Malin e Zi në Podgoricë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll tashmë gjendet në Podgoricë dhe është akomoduar në hotel “Hilton Honors”, bën të ditur FFK-ja.

Para udhëtimit Dardanët e kanë mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku atmosfera ka qenë shumë e mirë, derisa edhe ekipi malazez ka shprehur konsideratë të theksuar për përfaqësuesën kosovare duke vënë në spikamë sidomos mesfushën dhe sulmin e djemve të Challandes.

“Edhe gjatë udhëtimit gjithçka ka shkuar si duhet, derisa në mesin e futbollistëve vërehet entuziazëm i madh dhe të gjithë po e presin me padurim përballjen e së premtes. Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme përzgjedhësi Challandes në orët e mesditës do të ketë takimin e zakonshëm me futbollistët, derisa stërvitjen finale para ndeshjes me Malin e Zi, do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në orën 18:00”, thotë FFK-ja në një njoftim për opinionin. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment