Numri i njerëzve në Brazil që kanë vdekur me Covid-19 arrinë shifrën rekorde për një ditë 1,179.
“Ne duhet të vendosim se kush do të vendoset në ventilim e kush jo,” Elaine Oliveira, një infermiere që trajton pacientët me Covid-19, thotë për vendimet e vështira që punëtorët shëndetësorë duhet të marrin në pjesë të ndryshme të Brazilit.
Por ky nuk është burimi i vetëm i zhgënjimit për infermieren në shtetin Ceará veri-lindor.
Oliveira postoi një fotografi të veten me veshje të plotë mbrojtëse në Instagram dhe iu lut njerëzve që të qëndronin në shtëpi.
Ajo e ka bërë këtë sepse shumë brazilianë po injorojnë masat preventive të vendosura nga qeveria dhe rregullat e distancës sociale, të inkurajuara nga Presidenti Jair Bolsonaro, i cili vetë e ka hedhur poshtë virusin si “një grip të vogël”, duke konsideruar se në fakt dezinformimi në lidhje me virusin paraqet kërcënim për publikun.
Oliveira madje ka ndaluar së foluri me vëllezërit e saj sepse nuk pranojnë ta marrin seriozisht pandeminë.
-Huazuar nga BBC
@Kabllogrami