Refuzohet kërkesa e Serbisë, nesër votohet për Kosovën në Interpol

Kryesuesi i Interpolit hodhi poshtë kërkesën e Serbisë dhe të pesë vendeve të tjera anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që votimi pёr pranimin e Kosovёs si anёtare me tё drejta tё plota nё Interpol, të hiqet nga rendi i ditës. Kryesuesi as që e ka vënë në rend të ditës kërkesën e Serbisë dhe të pesë vendeve të tjera, transmeton Kabllogrami raportimet nga zhvillimet nё Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit qё po mbahet nё Dubai.

Ka dështuar përpjekja e Serbisë që të pengojë procesin e votimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Nesër përfundimisht votohet për anëtarësimin e saj në Interpol, ndërsa procesi i votimit mund të zhvillohet dy herash, nëse në rrethin e parë nuk sigurohen vota të mjaftueshme.

Për futjen në rend të ditës të Asamblesë të kërkesës së Kosovës për anëtarësim ishte vendosur në seancën e parë në Komitetin Ekzekutiv dhe rezultati i votimit ishte 7:6 në favor të përfshirjes në rend të ditës. Për pranim do të nevojiten dy të tretat e votave, ndërsa do të votohet në dy rrathë,transmeton Koha.net. Natyrisht nëse në rrethin parë nuk sigurohet numri i mjaftueshëm për pranim. /©kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment