Reagon Haxhiu në lidhje me spekulimet rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Në një reagim të saj përmes një shkrimi  në facebook, Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka adresuar shqetësimet rreth spekulimeve të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretine e Presidentit për mandatarin.

Në këtë reagim ajo shpreh shqetësimin në lidhje me si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata. E gjithë kjo  në bazë të disa zërave ditëve të fundit që qarkullojnë nëpër media dhe rrjete sociale se kinse tashmë Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim me 7 vota pro në favor të dekretit të Presidentit.

Postimi i plotë:

Qytetarët kanë plotësisht të drejtë që të zemërohen. Në njërën anë thuhet “mos ndërhyni në pavarësinë e Gjykatës”, e në anën tjetër orientimet e para të tyre qarkullojnë tek disa, përfshirë edhe në medie!
Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?!
Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli.
Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi.
Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë.
Kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit!

@Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment