Rama riformaton Qeverinë: Ka edhe ministra kosovarё

Kryeministri Edi Rama bëri ndryshime në qeveri, të cilat i njoftoi në Asamblenë e Partisë Socialiste, pёrcjell Kabllogrami.

Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit (e Kosovёs).

Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.

Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Gent Cakaj në Ministrinë e Jashtme (i Kosovёs).

Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.

Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë.

Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës.

Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.

Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment