RAMA NGA KROACIA KRITIKON BE-në PËR MOS HEQJEN E VIZAVE

Së pari dua të them që Beogradi e ka shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen e CEFTA-s dhe Kosova në mënyrë të përsëritur është ankuar për këtë, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim për këtë, ka thёnё Rama dje nё Zagreb të Kroacisё, pёrcjell Kabllogrami

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij kroat Andrej Plenkovic, nё Kroaci kanё nënshkruar marrëveshjen e përbashkët për Partneritetin Strategjik gjatë Samitit të Kryeministrave të iniciativës të Evropës Qendrore, që u mbajt nё kryeqytetin e Kroacisё, Zagreb, raporton Kabllogrami

Me kёtё rast, Rama komentoi edhe situatën Kosovë-Serbi, për të cilën u shpreh se vendosja e taksës është një masë të detyrueshme që zëri Kosovës të dëgjohet, duke kritikuar dhe vendet e BE.

“Liberalizimi i vizave që u premtua me të madhe nga vendet e BE pas marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk u bë. Vendosja e taksës është anormale, por dhe situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte i dënueshëm, por tani në këto kushte duhet marrë siç është, një klithmë dhe reagim politik, jo një luftë tregtare”, ka thёnё Rama. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment