Çifti britanik fiton 115 milionë funta në lotarinë e Vitit të Ri

Një çift fatlum britanik, Frances dhe Patrick Connolly kanë fituar çmimin jackpot të Vitit të Ri të lotarisë EuroMillions, duke festuar kështu fillimin e vitit 2019 me një çmim prej 115 milionë funta qё i bie diku mbi 127 milionë euro.

Përveç fitores së jackpotit, siç transmeton KJ, 10 persona të tjerë kanë fituar nga 1 milion paund secili. Numrat fitues të EuroMillions ishin 01, 08, 11, 25, 28 dhe numrat fitues EuroMillions Lucky Star ishin 04 dhe 06.

Bëhet fjalë për çmimin e katërt më të lartë të fituar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndjek fitimin e 76 milionë sterlinash nga një murator nga Lincolnshire muajin e kaluar.

Fitorja më e madhe në një lotari në historinë e Mbretërisë shkoi në vitin 2011 tek bashkëshortët Chris dhe Colin Weir, nga Ayrshire Verior, që fituan jackpotin prej 161 milionë sterlina në EuroMillions. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment