Qeveria e Republikёs sё Kosovёs ka mbajtur sot mbledhje me urgjencё pёr t’i dalё nё fjalё PSD-sё, tё cilёt kishin kushtёzuar votimin e buxhetit me nxjerrjen e ‘Ligjit pёr dialogut’ deri tё hёnёn (sot). Nё kёtё frymё, Qeveria ka shqyrtuar dhe aprovuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, bёn tё ditur Kabllogrami.
Me këtë rast Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme votoi projektligjin për dialogun me Serbinë. Pas këtij votimi ky projektligj dërgohet pёr miratim në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pikë e rendit të ditës ishte një nga pesë kushtet e PSD-së për votimin e buxhetit 2019. “Ligji për dialogun të miratohet në qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë”, ishte kushti i PSD-së. /©Kabllogrami/