Kabineti qeveritar sot e ka filluar punën me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë dje në Istog, Izet Demaj. “Në nderim të policit Izet Demaj, sot bashkë me kabinetin tim, e filluam ditën e punës me një minutë heshtje”, ka shkruar kryeministri Haradinaj, pёrcjell Kabllogrami.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndajë 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj. Ndёrsa, me vendim të presidentit të Kosovës, e shtuna do të jetë ditë zie në nderim të rënies në detyrë të policit që vdiq si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me një plaçkitës banke në Istog. Polici Demaj po konsiderohet hero, pёr faktin se ra në krye të detyrës.
Gjerёsa ёshtё konfirmuar se varrimi i policit Izet Demaj do tё bëhet nesër, në varrezat e fshatit Vrellë të Istogut. Kështu ka njoftuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri Policisë së Kosovës.
Siç ju kemi informuar nё vazhdimёsi, dje rreth orës 16:00 në Istog ka pasur shkёmbim zjarri nё tentativё pёr tё plaqkitur njё bankё, me çrast përveç policit Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i një banke, Kamer Metaj. /©Kabllogrami/