Putini nis spastrimet në ushtrinë ruse, shkarkon 9 gjeneralë e 2 kolonelë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shkarkoi njëmbëdhjetë zyrtarë të lartë ushtarakë që mbanin poste qeveritare.

Dekreti i bërë publik sot – të premten, thotë se Putin i ka zëvendësuar nëntë gjeneralë dhe dy kolonelë, të cilët mbanin poste të nivelit të lartë në Komitetin Hetimor dhe në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Emergjencës.

Zyrtarët e shkarkuar përfshijnë gjeneralin Sergei Solopov, shef i drejtorisë për parandalimin e korrupsionit në forcën policore të Moskës Dekreti nuk jep asnjë aryse për shkarkimet. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment