Pse Finlanda është vendi me popullsinё mё tё lumtur nё botё

Matjet e bëra nga Kombet e Bashkuara kanë shpallur Finlandën vendin më të lumtur në botë. Tre fqinjët e saj nordikë, Danimarka, Norvegjia dhe Islanda kanë zënë vendet e radhës. Vitet e fundit, Finlanda ka kryesuar listat botërore saherë ka qenë fjala për stabilitet, liri dhe siguri.

Çka sjell lumturinë në një vend ku zakonisht temperaturat sillen rreth -20 gradë celsius, dhe disa pjesë mezi marrin pak rreze dielli gjatë gjithë vitit?

The Economist shkruan se ndër faktorët më të rëndësishëm për lumturinë e një vendi janë sistemet mbështetëse sociale, sundimi i ligjit si dhe institucionet që ofrojnë më shumë siguri dhe jetë stabile, përcjell KosovaPress. Këtë vit për herë të parë është matur edhe lumturia e emigrantëve, edhe këtu Finlanda ka kryesuar. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment