Provokon Serbia: Rikthen Mësimin ushtarak në shkolla, e ne ç’duhet bërë?

A po përgatitet Serbia edhe për një luftë dhe kundër kujt shtrohet pyetja. Para ca ditësh ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se ne duhet të jemi në nivelin më të lartë të gatishmërisë për luftë. Kundër kujt do ta bënte Serbia këtë luftë, pasi që aludimet janë drejtuar kundër kujt tjetër pos Kosovës. Dhe sa jemi ne si Kosovë të përgaditur për skenarë të tillë, bile në aspektin e ngritjes së moralit në popull, e veçmas të rinisë? Pse edhe ne mos të parapërgadisim rininë nëpër shkollat tona, bile sado pak, që mos të na zënë krejtësisht fjetur si zakonisht, shtron pyetjen Kabllogrami.

Ministria serbe e Arsimit e Serbisë u ka dërguar shkresë shkollave të mesme në Serbi me të cilën i ka njoftuar ato se gjatë gjysmë vjetorit të dytë nxënësve duhet kushtuar nga dy orë mësim rreth mbrojtjes, mbrojtjes civile dhe reagimeve gjatë katastrofave natyrore e fatkeqësive elementare, shkruan gazeta e Beogradit ‘Politika”.

Sipas burimeve të kësaj gazete, transmeton Koha.net, thuhet se gjatë një viti shkollor do të trajtohen tema nga lëmi i mbrojtjes në të cilat do të angazhohen edhe zyrtarë të Ministrisë Mbrojtjes.

Iniciativa për kthimin e mësimit ushtarak në shkolla është e Ministrit serb të Mbrojtjes, kriminelit Aleksandar Vulin. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment