Protestë masive në mbrëmjen e sotme në Beograd për zbulimin e vrasësit të Ivanoviqit

Mijëra persona morën pjesë sot në mbrëmje në kryeqytetin serb në Beograd në një marshim në heshtje në nderim të politikanit Oliver Ivanovic, i vrarë sot një vit më parë.

”Një vit pas vrasjes së tij, nuk dimë ende autorin e vrasjes dhe personin që porositi vrasjen’’, denoncoi Branislav Trifunovic, një aktor filmi e teatri, duke ironizuar me fshehtësinë publike të vrasjes së tij, të cilën të gjithë e dinë se e vrau pushteti i Beogradit, por asgje konkrete s’ka në vënien para drejtësisë të kryesëve dhe urdhërdhënësve të këtij akti kriminal.

”Kush e vrau Oliver Ivanovic !?”, mund të lexohej në një nga pankartat gjatë parakalimit në këtë protestë të heshtur. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment