Në Serbi protestat kundër dyshes kriminale Vuçiq – Daçiq kanë hyrë në javën e dhjetë dhe gjithnjë e më shumë po masivizohen. Këtë rradhë protestës iu bashkangjitën edhe studentët, transmeton Kabllogrami.
Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë të shtunën në mbrëmje, duke shënuar kështu dhjetë javë të presionit ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, me kërkesën për dorëheqje.
Protestat po zhvillohen nën moton ‘1 nga 5 milionë’, një thirrje që u vendos pasi Vuçiq, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona.
Protestës në kryeqytet iu bashkëngjiten edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviq. Muaijn e kaluar, Sarceviq ka përshkruar një grup të profesorëve universitarë që kanë përkrahur këtë lëvizje kundër presidentit si të “papeshë”.
Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiq për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Vuçiq po mohon këto akuza dhe po ndihet komod në pushtetin e tij.
Risi e këtyre protestave kundër Vuçiqit janë se këto u organizuan edhe në Kosovë, konkretisht në Mitrovicën Veriore dhe në Graçanicë, lokalitete këto ku është i koncetruar më shumë komuniteti etnik serb, dhe si duket kjo e ka lënduar Vuçiqin, i cili në një prononcim ka luajtur me kartën nacionaliste, duke thënë se me këtë po i gëzoni shqiptarët. /©Kabllogrami/