Propaganda e zhurmshme serbe: Kërkon mbledhje urgjente të OKB-së pas formimit të ushtrisë kosovare

Formimi i ushtrisë së Kosovës ka vёnё nё lёvizje makinerinё propaganduese tё kёrcёnimeve, vajtimeve e gёnjeshtrave sipas memorandumeve serbe, ama bash njejtё si nё kohёn e Millosheviqit, mbase tani diç mё agresive, shkruan Kabllogrami.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç (alias: sloba i vogёl) ka bërë me dije se Serbia do të kërkojë mbajtjen e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Arsyeja e mbledhjes është, sipas tyre, shkelja brutale e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me vendimin e Kosovës për themelimin e ushtrisë.

“Ky është kërcënimi më direkt i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe ndaj sigurisë së popullit serb që jeton në Kosovë”, ka thënë Daçiç. Nё kёtё frymё propagande herё kёrcёnuese e herё viktimizuese – mbёshtjellur me gёnjeshtra plot, reaguan sot edhe ministri i mbrojtjes sё Serbisё, Vulin, pastaj zyrtarёt Gjuriq e Selakoviq dhe vet krerёt e Serbisё, Bёrnabiq e Vuçiq.

E kur Serbia e pёrmend rezolutёn 1244, pse vallё asnjёherё s’kujtohen tё thonё se pikёrisht duke e marrё parasysh kёtё rezolutё, Gjykata Ndёrkombёtare e Drejtёsisё nё Hagё me kёrkesё tё vet Serbisё, e ka shpalluar tё ligjshme Pavarёsinё e Kosovёs dhe krijimin e shtetit tё Kosovёs, shkruan sot Kabllogrami. E sa pёr t’ia bёrё tё ditur Serbisё, t’ia pёrkujtojmё nёse kanё ‘harruar’ se Ushtria ёshtё pjesё pёrbёrёse e njё shteti qё mёton tё jetё serioz dhe qё synim ka mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial si dhe jetёn e mirёqenien e qytetarёve tё vet, tё cilat kёrcёnohen pikёrisht mga kjo Serbi qё bёn aq shumё zhurmё. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment