Prishtina me fitore të madhe në FIBA Europe Cup

Në kuadër të raundit të dytë të FIBA Europe Cup në basketboll, KB Prishtina e mposhti ekipin hungarez Szolnoki Olaj me rezultat prj 81:76, që ishte fitorja e parë e Prishtinës në këtë fazë, pas dy xhirove të zhvilluara, bën të ditur Kabllogrami

Më meritorët për këtë fitore të Prishtinës ishin Khalid Boukichou e Dardan Berisha, me 18 respektivisht 17 pikë të shënuara. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së dytë të Grupit I në FIBA Europe Cup.

Çereku i parë përfundoi i barabartë dhe pa fitues 18:18, ndërkaq në çerekun e dytë Prishtina ishte më e mirë për një pikë dhe e fitoi atë 22:21.

Pjesëloja e parë përfundoi në të mirë të Prishtinës, me rezultat 40:39.

Në çerekun e tretë hungarezët ishin më të mirë dhe e fituan atë me rezultat 19:21.

Çereku i fundit, që ishte edhe më vendimtari, ishte i tëri i KB Prishtinës që bën që skuadra kosovare të arkëton dy pikë dhe të jetë në vendin e paraë të grupit deri.

Këtë çerek KB Prishtina e fitoi me rezultat 22:16, kurse ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 81:76. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment