Prishtina krejt në fund humb fitoren e sigurtë ndaj Vareses

KB Prishtina ka humbur ndeshjen e parë ndaj Vareses në 1/8 e finales në Fiba Europa Cup. Varese fitoi me shumë mund e fat ndaj Prishtinës në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Pallatin e Rinisë. Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 77-80.

Te Prishtina më i miri në parket sonte ishte Dardan Berisha që shënoi 21 pikë, kurse pati edhe 3 kërcime e 3 asistime. Ai u ndihmua nga Divine Myles që shënoi 18 pikë.

Te Varese më i miri ishte Dominique Archie që shënoi 22 pikë, pati 7 kërcime e 1 asistim.

Çereku i parë u takoi mysafirëve nga Italia me rezultat të thellë 12:25 dhe u mendua se Prishtina s’do të ketë gjasa të rivalizojë ekipin kundërshtar.

Artikuj të lidhur: FIBA Euro Cup: Prishtina sonte pret ekipin italian Verese

Por në çerekun e dytë, Prishtina u kthye në lojë dhe e mbylli në favor të saj me rezultat 20:12.

Çereku i tretë ishte pjesa ku Prishtina shpërtheu dhe e ‘kalli’ atmosferën në palestër, të cilën e përmbylli bindshëm në favor të saj me rezultat 28:15.

Në çerekun e fundit Prishtina hyri me 8 pikë epërsi në rezultat të përgjithshëm, por nuk arriti ta ruajë, pasi Varese e përmbusi rezultatin. Ky çerek përfundoi 17:28 për italianët që në rezultatin final doli të jetë 77:80 për miqtë.

Ndeshja e kthimit luhet në Itali pas një jave. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment