Presidenti Meta dekreton Besa Shahinin si Ministre të Arsimit

Mbrëmjen e sotme Presidenti Meta dekretoi emërimin e Besa Shahinit, si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, transmeton Kabllogrami.

Kreu i shtetit ka dekretuar 4 ministrat e rinj, ndërsa nuk ka ende një vendim për Gent Cakajn, i propozuar për ministër të Evropës dhe Punët e Jashtme.

U dekretuan:
1-Belinda Balluku, Ministre E Infrastrukturës Dhe Energjisë.
2- Anila Denaj, Ministre E Financave Dhe Ekonomisë
3- Besa Shahini, Ministre E Arsimit, Sportit Dhe Rinisë
4- Elva Margariti, Ministre E Kulturës

Besa Shahini nga Kosova dekretohet Ministre e Arsimit në Shqipëri

Meta nuk ka dekretuar ende shkarkimin nga detyra të ministrit Ditmir Bushati.

Nga Kavaja sot Ilir Meta ka deklaruar se për rastin e Bushatit gjithçka do të varet nga përgjigjja që do të japin institucionet në lidhje me informacionin e kërkuar. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment