Portieri i Kosovës titullar në fitoren e thellë të Manchester City-t

Manchester City është treguar e pamëshirshme në sfidën e parë gjysmëfinale të Carabao Cup ndaj Burtonit, duke e mposhtur me rezultat prej 9-0.

E nga minuta e parë në këtë fitore të thellë ishte edhe përfaqësuesi i Kosovës portieri Arijanet Muriq. Në këtë takim shkëlqeu sulmuesi brazilian Gabriel Jesus që shënoi 4 gola.

E golat e tjerë i shënuan De Bruyne, Zinchenko, Foden, Walker e Mahrez. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment