Porsche iu është bashkuar brendeve të njohura që ia kanë kthyer shpinën modeleve me motorë dizelë, njofton Kabllogrami
Në një njoftim zyrtar nga kompania, prodhuesi gjerman ka thënë se do të futet me të gjitha fuqitë në tregun elektrik, duke investuar gjashtë miliardë euro, deri më 2022.
Prodhuesi i veturave sportive thotë se investimi në automobilat elektrikë vjen pasi 63 për qind e Panamerave të shitura në Evropë janë modele hibride.
Sipas të dhënave, kërkesa për modelet dizel ka rënë dukshëm te Porsche-ja. Vetëm 12 për qind e modeleve të shitura më 2017 ishin dizel. /©kabllogrami.com/