Popullsia e Turqisë në vitin 2018 ka shënuar një rritje prej rreth 1.2 milionë persona në krahasim me vitin e kaluar duke arritur në mbi 82 milionë banorë.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) bëri të ditur rezultatet e sistemit të regjistrimit të popullsisë për vitin 2018 të bazuar në adresa.
Sipas kësaj popullsia e vendit, e cila në vitin 2017 ka qenë 80.810.525 banorë, theksohet se me një rritje prej 1.193.357 persona në fund të vitit 2018 ka arritur në mbi 82.003.882 banorë.
Gjithashtu bëhet e ditur se përqindja e popullsisë së gjinisë mashkullore është 50.2 për qind (41.139.980 persona) dhe popullsia e gjinisë femërore në 49.8 për qind (40.863.902 persona).
Po ashtu theksohet se Stambolli është qyteti më i madh me një popullsi prej 15.067.724 banorë ndërsa më pas vijnë qytetet si Ankaraja me 5.5 milionë banorë dhe Izmiri me 4.3 milionë banorë.
Ndërkohë norma vjetore e rritjes së popullsisë e cila në vitin 2017 ishte 12.4 për 1.000 banorë, në vitin 2018 është rritur në 14.7 për 1.000 banorë. /©Kabllogrami/