Peugeot në SHBA e Kanada pritet të kthehet pas gati 30 viteve

Pas pothuajse tre dekadave të mungesës në tregun e Amerikës së Veriut, prodhuesi francez po përgatitet të kthehet në këtë kontinent.

Nuk është sekret që konsumatorët amerikanë nuk u interesojnë shumë markat franceze dhe automjetet e tilla kanë qenë gjithmonë një gjë e rrallë në rrugët amerikane.

Peugeot, ashtu si markat e tjera, gjithashtu po përpiqej të shkelë në Amerikë, por nuk la një shenjë të konsiderueshme, transmeton KosovaPress.

Grupi francez i PSA ka njoftuar për vite se do të kthehet në tregun e Amerikës së Veriut dhe tani është konfirmuar zyrtarisht se kjo do të ndodhë. Tavarez nuk shpalli kur blerësit në SHBA dhe Kanada do të kenë në dispozicion modelet me shenjën e luanëve, por zbuloi se afati i fundit për këtë do të ndodhë në vitin 2026.

Kompania ende nuk ka vendosur se cilat modele do të jenë në rrugë përtej Atlantikut, por këto detaje mund të njihen në mes të 2019-ës.

Peugeot njoftoi se makinat e tyre fillimisht do të shiten në 15 shtete amerikane dhe 4 provinca kanadeze.

Prodhuesi francez u tërhoq nga tregu i SHBA në vitin 1991, duke shitur vetëm 4,292 makina një vit më parë, ose 80% më pak se në vitin 1984. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment