Maqedonia këtë javë ose në fillim të javës që vjen do të nënshkruajë protokollin për anëtarësim në NATO, ndërsa në ulësen e Këshillit Veriatlantik do të ulet menjëherë pasi protokolli do të ratifikohet në Parlamentin grek, ka thënë ministri i jashtëm i Maqedonisë Veriore, Nikolla Dimitrov.
“Këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme do të duhet të nënshkruhet protokolli për NATO. Pastaj duhet të kthehet në parlamentin grek për ratifikim. Shpresoj pastaj që të gjithë miqtë tanë, ndër të parët Lituania, do ta ratifikojnë në Kuvendet e tyre. Dhe atëherë hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe dispozitat tjera të Marrëveshjes së Prespës”, deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm, transmeton alsat.
Ai theksoi se ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska për herë të parë do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes më 13 dhe 14 shkurt në Bruksel, ndërsa personalisht ai si ministër i Punëve të Jashtme në prill në takimin ministror të NATO-s në Uashington. /©Kabllogrami/