Për 1 javë, 15 mijë nënshkrime për bashkimin e Mitrovicës

Rreth 15 mijë qytetarë kanë hedhur nënshkrimin e tyre në peticionin që ka për qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, thotë se peticioni do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës javën e parë të janarit, raporton KTV. Ai shprehet i bindur se peticioni do të marrë mbështetje nga të gjithë deputetët. Qytetarët thonë se nëse ka vullnet politik, bashkimi i qytetit do të ndodhë.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, nisi me idenë për bashkimin e qytetit në një komunë të vetme, pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Bahtiri ka vazhduar përpjekjet për realizimin e idesë së tij me anë të peticionit, pasi kërkesa për ndryshim të ligjit për kufij iu refuzua nga Ministria e Pushtetit Lokal. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment