Pas Trump-it edhe Macroni shpreh interesin e Francës që të përfshihet në dialog

Presidenti i Francës, Emanuel Macron i ka shkruajtur një letër kryetarit serb Vuçiq, ku ka thënë se shteti i tij dëshiron që të jetë edhe më i përfshirë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të stabilizimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetë një marrëveshje konsensuale mes palëve.

Në letërën dërguar ne adresë të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, Macron thotë se i mbështet përpjekjet e Serbisë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare Kosovë-Serbi. Sikurse Trump, edhe Macron ka shprehur interesin e Francës që të përfshihet në dialog, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

“Dua që Franca të jetë më e angazhuar në një nivel dypalësh, në favor të stabilizimit dhe qëndrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast unë i mbështes përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare me Prishtinën, pavarësisht pengesave aktuale për dialogun”, thuhet në letrën e presidentit francez dërguar homologut të tij serb me datë 1 Janar të vitit 2019, përcjell gazeta express.

Në këtë letër përveç tjerash, presidenti francez ka paralajmëruar një vizitë që do ta realizojë shumë shpejtë në Serbi.

Kjo letër e presidentit Macron, vjen pak ditë pas letrës që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte dërguar në adresë të Aleksander Vuçiqit dhe presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, në të cilën fliste për arritjen e një marrëveshje finale e historike ndërmjet dy shteteve që do të nënshkruhej në Shtëpinë e Bardhë në Washington. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment