Pas pak nis eventi i UEFA pёr shortin nё Ligën e Kampionëve

Dihen tashmё 16 skuadrat që kanë kaluar fazën e grupeve, ndërsa sot ato do ta mësojnë kundërshtarin e tyre, nё 1/8 e finales me eliminim direkt, bёn tё ditur Kabllogrami

Duke nisur nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Barcelona, Bayern München, Borussia Dortmund, Juventus, Manchester City, Paris Saint-Germain , Porto, Real Madrid, janë fituesit e grupit.

Ajax, Atlético Madrid, Liverpool, Lyon, Manchester United, Roma, Schalke, Tottenham Hotspur, janë skuadrat që u kualifikuan nga vendi i dytë.

Kujtojmë se në këtë xhiro, skuadrat nga i njejti shtet nuk mund të përballen mes vete, si dhe ato qё kanё qenё deri tani nё tё njejtin grup kualifikues, ndërsa ndeshjet do të startojnë më 12 shkurt 2019. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment