Pas Kosovёs qё sot shpalli ditё zie, edhe Shqipëria e ul në gjysmështizë flamurin në nderim të Bushit

Nё Shqipёri, flamuri kombëtar është ulur në gjysmë shtizë në Presidencë në shenjë nderimi dhe respekti për veprën e presidentit George H.W Bush, bёn tё ditur Kabllogrami

Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare. Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare, nё rrjetin social Facebook, presidenti Ilir Meta vlerësoi figurën e Bush për betejën e tij të palodhur.

“Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysmështizë”, ka shkruar Meta. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment