Pas dështimit për liberalizimin e vizave, a duhet të shuhet Ministria e Integrimeve Evropiane?

Refleksione të Kabllogramit

Dështimi në liberalizim të vizave dhe mos arritjen e përmbushjes së qëllimeve në agjendën e euro-integrimeve, për ç’gjë ishte krijuar Ministria e Integrimeve Evropiane, ka bërë që të konsiderohet se vazhdimi i punës së kësaj ministrie është vetëm shpenzim i panevojshëm i buxhetit të shtetit.

Kosova nuk është askund në procese euro integruese, dhe nuk ka punuar si duhet duke mos arritur të aplikojë ende për statusin e vendit kandidat në BE dhe deri më tani ka nënshkruar një marrëveshje të vetme me BE-në, që është MSA-ja.

Ministria e Integrimeve Evropiane nuk është dashur as të formohet për ta rënduar buxhetin e shtetit ashtu të cekët. Shtrohet pyetja për çka vallë ekziston dhe funksionon Ministria e Punëve të Jashtme?

Çka është më e rendë, nuk është se edhe Ministria e Punëve të Jashtme kohëve të fundit po shquhet për ndonjë punë të dobishme në të mirë të shtetit të Kosovës, përveç rritjes së procesit të ç’njohjeve. A dinë ta kryejnë punën për të cilën janë ngarkuar, nisur nga ministri i punëve të jashtme, kjo është çështje që kërkon një analizë më të thellë në ndonjë shkrim tjetër enkas për MPJ-në.

Punët që i ka kryer Ministria e Integrimeve Evropiane është dashur dhe ka mundur t’i  kryej një resor në kuadër të Ministrisë së Jashtme. Kostot e pagave dhe shpenzimeve të larta për Ministren dhe plot zëvendës-ministra, me plot shpenzimet tjera përcjellëse, rëndojnë panevojshën qytetarët tanë me taksa shtesë. Për më tepër, pas dështimeve të një pas njëshme, kjo Ministri do të duhej të shuhet sa më parë dhe kjo shuarje duhej të niste qysh me dorëheqjen e Ministres, të paktën si një akt moral i saj – pasi thenë më së buti, ka dështuar keq në punën e saj.

Ministria e Integrimeve Evropiane ishte themeluar diku në vitin 2010 me qëllim që të promovojë dhe përafrojë integrimin politik, ekonomik, social e kulturor të vendit tonë drejt BE-së. Ngecim e mbesim fatkeqësisht, shumë larg vendeve tjera në rajon. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment