Pas 20 vitesh në gjumë arinjësh, flet Veseli: Serbia do të përgjigjet para drejtësisë për gjenocidin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Mitrovicës, se pa Mitrovicën nuk do të bëhej kombi shqiptar dhe nuk do të bëhej Kosova, as liria, as shteti i pavarur e sovran i saj.

Veseli tha se njerëzit e këtij qyteti, i gjen në çdo faqe të historisë tonë kombëtare.

“Kurrë nuk do ta cenojmë askënd dhe kurrë nuk do të lejojmë askënd që ta cenojë lirinë tonë, tokën tonë, shtetin tonë, kufijtë tanë. Dhe sot Mitrovica është vendi më adekuat për ta dhënë këtë zotim. Sot na jemi zot të vetvetes. Fati i kombit tonë është në duart tona”, tha Veseli.

Ai tha se Serbisë i kanë mbetur dy gjëra sa i përket Kosovës: ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe të përgjigjet para drejtësisë për gjenocidin e ushtruar mbi popullin tonë gjatë luftës.

Të dy këto procese, shtoi ai, janë të domosdoshme dhe të pashmangshme. Por, shtrohet pyetja, pse tash tek pas 20 viteve po kërkohet përgjegjësia ndaj gjenocidit të okupatorit serb, apo edhe kjo ҫështje tejet e ndjeshme do të zë vend në ndonjë skemë paraelektorale të do farë dekadave të reja apo të vjetra, hec e merre vesh. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment