Parisi nё flakё nga trazirat

Parisi i ngjanё njё vendi nё luftё. Protestuesit nё Kosovё edhe kur hedhin ndonjё gurё akuzohen pёr vandalizёm. Sidomos ndёrkombёtarёt nё Kosovё me kukullat e tyre nё pushtet, janё tё parё qё shesin moral. Por çka po ndodh nё kryeqytetin e kulturёs botёrore, shtron pyetjen Kabllogrami

Demonstrata kundër qeverisë në kryeqytetin francez një ditë më parë përfundoi me arrestimin e 287 personave dhe plagosjen e 110 të tjerëve, përfshirë një numër policësh të mobilizuar për protestat, transmeton Kabllogrami raportimet e mediave ndёrkombёtare.

Rreth 75 mijë qytetarë nga grupimi i ashtuquajtur “jelekët e verdhë” dolën me parulla kundër rritjes së taksës së karburantit dhe kostos së lartë të jetesës.

Ndërsa një grup më i dhunshëm i vunë zjarrin të paktën 190 objekteve, makinave dhe dyqaneve. Duket qё Parisi po pёrjeton njё shkatёrrim tё tmerrshёm, shkruan Kabllogrami.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i pranishëm në samitin e G20 me liderë të tjerë të botës i akuzoi protestuesit si persona që kërkojnë të sjellin kaos në vend, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë arsye që e justifikon dhunën e ditëve të fundit.

Protestat nisën fillimisht në pjesët rurale të Francës ku qytetarët u ankuan se rritja e taksës së karburanteve ishte një luks urban, të cilët nuk mund ta përballonin.

Por që atëherë, “jelekët e verdhë” janë kthyer në një lëvizje që shpreh mospajtim me shumë nga politikat e kreut të shtetit Macron.

Në tubimet e këtij muaji kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur me qindra të tjerë. Ndërkohë sondazhet tregojnë se rreth 2/3 e francezëve i përkrahin protestat.

“Jelekёt e verdhё” janё njё grupim i qytetarёve francezё tё cilёt e morёn kёtё emёr pёr ironi, pasi qё qeveria vendosi qё çdo veturё nё komunikacion tё ketё atё jelekun e verdhё floroscent, qё nё rast tё prishjeve tё veturave, tё vishet nga vozitёsit kur tё dalin nga vetura pёr ta sanuar havarinё – nё mёnyrё qё tё shihen nga pjesёmarrёsit tjerё nё komunikacion dhe kёshtu tё jenё mё tё sigurtё pёr jetёn e tyre. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment