Papa Françesku pёr vizitё nё vendlindjen e Nënës Terezë

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, më 7 maj të vitit të ardhshëm do të vizitojë Republikën e Maqedonisë, ka bërë të ditur shërbimi i shtypit i Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Kabllogrami

“Shenjëtaria e tij, papa Françesku duke pranuar ftesën e autoriteteve më të larta të shtetit dhe të Kishës Katolike, do të realizojë vizitë në Republikën e Maqedonisë më 7 maj të vitit 2019, me ç’rast do të vizitojë Shkupin, vendlindjen e Nënës Terezë të shenjtë”, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Para Maqedonisë, Papa Françesku prej 5 deri më 7 maj do të qëndrojë në Bullgari, ku do t’i vizitojë qytetet Sofje dhe Rakovski. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment