Pamje të reja e të qarta nga vrasja e policit Izet Demaj /video/

Polici Izet Demaj ka humbur jetën para pak ditësh me rastin e grabitjes së një banke në qytetin e Istogut, ku është qëlluar nga një person që po tentonte grabitjen e bankës.

Në një video të publikuar nga “AlbanianReaLFacts”, shihet qartë se si ndodhi rasti, nga momenti kur ishte ulur në një lokal me disa persona tjerë, si del i vetëm nga lokali dhe shkon drejt në bankën përballë atij lokali dhe në momentin kur po hapte derën e bankës, pason goditja fatale që e shtrinë për tokë para derës së bankës.

Pra nga video shihet se si Demaj ishte në një lokal restorant kur merr vesh për rastin, nga ku çohet me vrap për t’ju dalë në ndihmë punëtorëve të bankës dhe personave të marrë peng.

Përkushtimi i Izet Demajt për mbrojten e qytetarëve është vlerësuar lartë nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të vendit dhe nga qytetarët, porse kjo video le të jetë si një mësim e udhëzim për policët tjerë se në raste të ngjashme mos të afrohen pa thirrur dhe pa ardhur përfocimet e nevojshme, si dhe kur të hasin në raste të tilla të papritura të kenë të veshur të paktën jelekun mbrojtës nga plumbat. /©Kabllogrami/

Në vijim mund të shihni videon:

Comments (0)
Add Comment