Ligji për Dialogun, i cili të enjten mori votat e deputetëve, pa LDK-në e Vetëvendosjen, javën që vjen, do të përfundojë në Kushtetuese.
Vetëvendosje e LDK, veçse kanë nisur punën në këtë drejtim, e brenda afatit ligjor atë do ta kontestojnë në Kushtetuese. Albulena Haxhiu, që është edhe kryetare e Komisionit për Legjislacion, ka thënë se shumë nene të projektligjit për dialogun bien ndesh me Kushtetutën, e sidomos neni përmes së cilit e zhbën ligjin për marrëveshje ndërkombëtare, ligj ky që buron nga Kushtetuta, raporton KTV.
Por, opsion nuk është vetëm Gjykata Kushtetuese. Marsi do të jetë edhe muaj i protestave, ka thënë ajo.
Bashkë me ligjin, të enjten, dritë jeshile iu dha edhe platformës, ky dokument që nuk është më shumë se një rezolutë e Kuvendit, pa karakter obligativ.
Një ditë më herët, në Kuvendin e Kosovës, partitë në pushtet, me mbështetje të PSD-së, mezi arritën t’i siguronin votat për ta kaluar Projektligjin për Dialogun e Platformën e hartuar nga ekipi shtetëror për dialog.KTV/©Kabllogrami/