Nasa ka zbuluar një objekt të çuditshëm dhe me shkëlqim që shtrihet në sipërfaqen e Marsit. Guri i shndëritshëm është i dukshëm në sipërfaqen e planetit të kuq. Tani ekipi i Curiosity synon të bëjë një vështrim më të qartë të objektit me shpresën për të gjetur se çfarë është, transmeton Kabllogrami
“Mendohet se mund të jetë një meteor sepse është kaq i shndëritshëm,” shkroi Suzanne Schwenzer, një nga anëtarët e ekipit, në blogn e misionit të NASA-s. “Por prova do të vijë vetëm nga kimia e tij.”.
Objekti, me nofkën “Little Colonsay”, tashmë është vënë në shënjestër të shkencëtarëve që po e kontrollojnë atë. Curiosity realizoi një foto të objektit me shtresën e tij që shkëlqen mes pluhurit dhe shkëmbinjve të sipërfaqes marsiane, njofton sot gazeta Telegraf, transmeton Kabllogrami.
Por do bëhen verifikime të tjera në përpjekje për të kuptuar kiminë e tij. Kjo do të bëhet duke përdorur ChemCam, një grup mjetesh që mund t’i shqyrtojnë objektet nga distanca. /©Kabllogrami/