‘Nuk ia vlen’ kënga më e re nga Eneda Tarifa /video/

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Eneda Tarifa, ka publikuar këngën e saj më të re për këtë fundvit shoqëruar me video klip.

Kënga e re titullohet “Nuk ia vlen”, me tekst të këngëtares Filloreta Raçi, e njohur gjithandej me emrin artistik Fifi, e cila është bërë shumë e kërkuar në tregun e showbizit shqiptar për faktin se po i furnizon me tekste këngësh, këngëtarët e njohur.

‘Jam shumë e lumtur që këtë fundvit si dhuratë për ju kam projektin shumë të bukur muzikor”, ka shkruar Tarifa në Instagram. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment