Komandanti gjerman, Alexander Gerst, astronautia amerikane, Serena Aunon-Chancellor, dhe kozmonauti rus, Sergei Prokopyev, ateruan të enjten me anijen e tyre kozmike Soyuz në një bazë në rajonin Zhezqazghan të Kazakistanit.
Tre anëtarë të ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u kthyen në Tokë pasi përfunduan misionin e tyre prej 197 ditësh.
Ata qëndruan në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës për të kryer disa eksperimente. Më 11 dhjetor, Kononenko dhe Prokopyev ecën nëpër hapësirë dhe morën mostra jashtë Stacionit.
Gerst e dorëzoi komandën e Stacionit te rusi Oleg Kononenko qё vazhdon tё mbetet nё stacionin e hapёsirёs bashkё me dy astronautё tjerё, njёri nga SHBA e tjetri nga Kanada.
Kononenko, Anne McClain nga Shtetet e Bashkuara dhe David Saint-Jacques nga Kanadaja arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në fillim të dhjetorit dhe do të qëndrojnë atje për gjashtë muaj. /©Kabllogrami/